Telegrafi

Ministrat shqiptarë udhëtojnë me autobus drejt Kosovës

Këtë të hënë do të zhvillohet në Prishtinë mbledhja e radhës e qeverive Shqipëri-Kosovë.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama mbërriti në Kosovë me disa prej ministrave, ndërsa pjesa tjetër e kabinetit do të mbërrijë sot.

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet se ministrat po udhëtojnë me autobus drejt Kosovës.

Lexo po ashtu Kosovë-Shqipëri, bëhet e ditur agjenda e mbledhjes së dy qeverive

“Rrugës për Prishtinë. Mbledhja e 8-të e dy qeverive!”, shkruan Balluku në Facebook.

Takimi i sotëm që do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama dhe ai i Kosovës, Albin Kurti do të finalizohet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve. /Telegrafi/