Takimi jo formal mes ministrave të mbrojtjes të Bashkimit Evropian do të mbahet prej datës 4 deri 5 maj në Sofia të Bullgarisë.
Sipas agjendës së dërguar nga zyra për media e Bashkimit Evropian, temë diskutimi të këtij takimit do të jenë aktivitetit e Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes, Strukturës Permanente të bashkëpunimit (PESCO) dhe perspektives së menaxhimit të krizave.
Nikoqirë të takimit do të jetë ministra i mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakachanov, si dhe do të kryesohet nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme, Politika të Sigurisë si dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini. /kp/Telegrafi/