Pjesëmarrësit në takimin ministror të vendeve të 20 vendeve më të pasura janë pajtuar të krijojnë një kuadër ndërkombëtar për marrjen e masave vullnetare për të pakësuar ndotjen plastike në oqean.
Çdo vend anëtar i G20-së ka pranuar të raportojë lidhur me përparimin e bërë në zbatimin e këtyre masave për të zgjidhur këto çështje.
Sipas të dhënave të OKB-së, çdo vit prodhohen rreth 300 milionë tonë mbeturina plastike, afro 8 milionë tonë nga të cilat përfundojnë në oqeane, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, ministrat e Financave dhe shefat e bankave qendrore të këtyre vendeve kanë thanë që rreziqet nga tregtia dhe tensionet gjeopolitike po intensifikohen.
Ekonomitë më të mëdha të botës kërkojnë që gjigantët e internetit si Google apo Facebook të paguajnë një barrë më të drejtë fiskale.
Të mbledhur në Japoni, këta zyrtarë deklaruan njëzëri se kompanitë shumëkombëshe të botës virtuale po shfrytëzojnë të metat e sistemeve financiare për të shmangur taksat. /Telegrafi/