Në vjenë të Austrisë u mbajt takimi i ministrave të Financave të 19 vendeve të Eurozonës, ku u prekën problemet kryesore me të cilat ballafaqohet reforma e Eurozonës.
Presidenti i Eurogrupit, Morio Centeno, tha në konferencën për shtyp pas takimit se reforma e Eurozonës ishte kryefjala e takimit.
“Në samitin e BE-së që do të mbahet në dhjetor duhen bërë propozime për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe monetar, duke përfshirë kleringun, mekanizmat e sigurimit të depozitave dhe buxhetin e përbashkët të Eurozonës”, tha Centeno, përcjell Telegrafi.
Komisioneri i BE-së për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici, tha në konferencën për shtyp se Komisioni Evropian do të shtojë përpjekjet për të marrë pjesë në reformën e Eurozonës në mënyrë që samiti i BE-së të mund të marrë një vendim në dhjetorin e këtij viti.
Komisioni Europian shpreson të vazhdojë të promovojë ndërtimin e unioneve bankare. Ai tha se bashkimi bankar është i pandashëm nga mekanizmi i përbashkët i sigurimit të depozitave. /Telegrafi/