Site icon Telegrafi

Ministrat e Brendshëm të BE-së diskutuan për vizat, për Kosovën mbesin dy kushte

Shqyrtimi i parë i ministrave të brendshëm të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën ka përfunduar pa një marrëveshje përfundimtare.

“Kosova ka përmbushur shumicën e kushteve për liberalizimin e vizave. Megjithatë, ka dy kushte. Së pari, Kosova duhet menjëherë të përmbushë kushtin e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. E dyta është të tregojë përparim në luftën e efektshme kundër krimit të organizuar në vend”, ka thënë komisionari evropian për migrim dhe Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, shkruan Tanjug.

Edhe pse rekomandimi i Komisionit Evropian në Kosovë ka krijuar shpresa se qytetarët me pasaporta të Kosovës gjatë kësaj vere do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, nga Brukseli thuhet se korniza kohore nuk ekziston ende.

Presidenca holandeze e BE-së në fakt nuk mundi të përgjigjej në pyetjen nëse është e mundur që liberalizimi i vizave për Kosovën të jetë në qershor të këtij viti.

“Procesi vendimmarrës është në zhvillim e sipër, por në fund ajo është e rëndësishme që vendet anëtarë të vendosin. Ne nuk kemi vendosur për të ngadalësuar procesin apo që të shtyhen gjërat”, ka thënë sekretari i shtetit holandez për Siguri dhe Drejtësi, Klas Dijkhof.

Në mënyrë që të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, rekomandimi e Komisionit Evropian duhet ta miratojë Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian. /Indeksonline/

Exit mobile version