Ministrja e Jashtme e Norvegjisë e Norvegjisë, Ine Soriede sot do të qëndrojë për vizitë pune në Maqedoni.
Sipas agjendës, ajo do të realizojë takim me shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.
Siç deklarojnë nga Ministrja e Jashtme e Maqedonisë, Soriede dhe Dimitrov do të bisedojnë për anëtarësimin e plotë të vendit në Aleancë, si dhe dinamikën e zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale në mes Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë.
Ministrja e Jashtme e Norvegjisë poashtu do të realizoi takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev dhe zv. kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani./Telegrafi/