Pretendimet se kishte “30,000 deri në 40,000” bileta false në finalen e Ligës së Kampionëve janë minimizuar në një raport të ri.
Ndeshja në stadiumin Stade de France në Saint-Denis, një periferi e Parisit, u la në hije nga trajtimi i tmerrshëm i tifozëve të Liverpool.
Mbështetësit e klubi anglez u ‘sulmuan’ me gaz lotsjellës dhe u spërkatën me sprej nga policia franceze, ndërsa ata kaluan rreth një orë e gjysmë në turmë, ndërsa rrinin në radhë për t’u futur në stadium.
Kjo çoi në një fillim të vonuar për përballjen me Real Madridin, ndeshje e cila nisi vetëm pas gjysmë ore nga koha e paraparë.
UEFA kishte thënë se kaosi u shkaktua nga tifozët e Liverpoolit me bileta false dhe i njëjti fakt u vërtetua nga zyrtarët francezë.
Në një konferencë për shtyp, Gerald Darmanin, ministri i Brendshëm i Francës, kishte pohuar se rreth 70 për qind e biletave të finales së Ligës së Kampionëve ishin të falsifikuara.
Përveç kësaj, Amelie Oudea-Castera, ministrja franceze e sportit tha se numri ishte “30 mijë deri në 40 mijë” dhe u citua gjithashtu të thoshte se mbështetësit e Liverpoolit kishin një “rrezik shumë specifik” kur flisnin me ligjvënësit.
Ajo tha gjithashtu se rojet e sigurisë besonin se makinat e tyre për të vërtetuar biletat nuk po punonin si duhet për shkak të sasisë së falsifikimit.
Por, New York Times ka zbuluar se shifrat janë fryrë dhe se kishte vetëm 2,589 bileta false të konfiskuara nga sigurimi që punonin në portat jashtë stadiumit.
Shifra është shqyrtuar me kujdes nga gazeta, të cilët thonë se nuk ka asnjë burim zyrtar të emërtuar për vlerësimet e vërejtura nga zyrtarët francezë.
Besohet se numri i biletave të falsifikuara është tre herë më i lartë se shifra e zakonshme nga finalet e Ligës së Kampionëve.
Ndryshe nga Real Madridi që kishte bileta elektronike, ndarja prej 23 mijë biletash e Liverpoolit përbëhej nga bileta letre që kërkonin një konfirmim nga një stilolaps kimik dhe më pas një gdhendje me laser për vërtetimin e dytë.
Hetimet për ngjarjet janë duke vazhduar, ndërsa Liverpooli ka njoftuar se po ofron mbështetje për shëndetin mendor për ata që janë prekur nga ajo që ka ndodhur. /Telegrafi/