Në Poloni raportohet se një minibus me ukrainas u përmbys derisa si pasojë e këtij incidenti një fëmijë humbi jetën.
Tragjedia ka ndodhur në autostradën A4 pranë qytetit Tarnow si pasojë e një përplasjeje me një kamion, transmeton Telegrafi.
Siç raportohet, një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën.
Ndërkaq, një grua me një fëmijë 6 vjeç është shtruar në spital, si dhe tre persona të tjerë. /Telegrafi/