Një 31-vjeçar humbi jetën në Villers-sur-Mer në brigjet e Normandisë të Francës, kur nga erërat e forta u përplas në dritaret e një restoranti.
Një tornado e vogël por me erëra shumë të fuqishme goditi plazhet e Normandisë, duke bërë që pesë persona të hospitalizohen e një tjetër të humb jetën, transmeton Telegrafi.
Një person tjetër konsiderohej i zhdukur, por pas daljes në terren të ekipeve të kërkim-shpëtimit, është gjetur. Mediat franceze e kanë përshkruar erën si një “mini-tornado” – duke mos specifikuar fuqinë e erës që frynte.
Pamjet amatore të publikuara më poshtë, shfaqin pushuesit të mbuluara nga rëra si pasojë e erërave të forta, ku tendat, ombrellat dhe gjithçka tjetër që ishte në plazh u ngrit në ajër.
Thierry Granturco, kryetar i Villers-sur-Mer, i ka quajtur erërat si “dhunë që nuk është parë më herët në këto brigje”. Këto erëra kanë zgjatur nga 20 deri në 25 minuta në Cote Fleurie mes Ouistreham dhe Deauville.
Ishte një fenomen i papritur që nuk është paralajmëruar nga Meteo-France, organizatë që monitoron ndryshimet klimatike. /Telegrafi/
https://twitter.com/Neuros1en1/status/1538244704818577408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1538244704818577408%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-10931701%2FKitesurfer-killed-eight-injured-sudden-mini-TORNADO-hits-Normandy-beach.html