Telegrafi

Minessota i shkakton humbjen e 27-të Dallasit (Video)

Apr 3, 2016; Minneapolis, MN, USA; Minnesota Timberwolves forward Andrew Wiggins (22) shoots against Dallas Mavericks forward Dirk Nowitzki (41) at Target Center. The Dallas Mavericks beat the Minnesota Timberwolves 88-78. Mandatory Credit: Brad Rempel-USA TODAY Sports

Mbrëmë janë zhvilluar tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë NBA.

Dallas Mavericks pësuan humbje kundër Minessota Timberwolves me rezultat 101:92.

E gjithë kjo në saje të pjesës së parë, ku kishin një epërsi prej 20 pikësh, transmeton Telegrafi.

Karl Anthony Towsend dominoi në ndeshje duke regjistruar ‘double-double’ në saje të 34 pikëve dhe 11 kërcimeve ndërsa pati edhe 4 asistime e 3 bllokada.

Në anën tjetër, Dirk Nowitzki ishte basketbollisti më efikas te Dallasi me 26 pikë, por nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Minnesota ka 12 fitore dhe 26 humbje ndërsa Dallasi ka bilanc prej 11 triumfeve kundrejt 27 humbjeve.

Rezultatet tjera:

New Orleans Pelicans 110-96 New York Knicks

Oklahoma City Thunder 109-94 Chicago Bulls