Site icon Telegrafi

Minerale të rralla në këmbim të garancisë së sigurisë – Ukraina i dorëzon marrëveshjen SHBA-së

Ukraina ka përfunduar punën për një projekt-marrëveshje për mineralet dhe ia ka dorëzuar atë delegacionit amerikan në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kjo vjen pasi Presidenti Donald Trump ka kërkuar akses në mineralet e rralla të tokës të Ukrainës në këmbim të armëve në javët e fundit.

Reuters raporton se pala amerikane ka kërkuar kohë deri më vonë këtë pasdite për të punuar për marrëveshjen, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu "SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja", zëvendëspresidenti amerikan paralajmëron Rusinë

Ndërsa Kievi ka deklaruar se është gati të arrijë një marrëveshje me SHBA-në për të dhuruar burimet e saj të mëdha të mineraleve, në këmbim të një garancie sigurie.

Ndryshe, së fundmi zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të dërgojnë trupa në Ukrainë dhe të godasin Rusinë me sanksione të mëtejshme nëse Vladimir Putin nuk negocion një marrëveshje paqeje.

Bëhet e ditur se Vance tha se opsioni i dërgimit të trupave amerikane në Ukrainë ishte “në tryezë”, si dhe ndëshkimi ekonomik nëse një marrëveshje paqeje nuk garanton pavarësinë afatgjatë të Kievit. /Telegrafi/

Exit mobile version