Nuk ka shkuar siç është parashikuar ndeshja Trepça – Prishtina në përurimin e sallës së sporteve Minatori në Mitrovicë.
Kur ishin zhvilluar vetëm 12 minuta lojë, salla mbeti në terr. Problem ka me reflektorët.
Por reflektorët e rinj për tu kthyer siç ishin duhen 10 minuta.
Ende salla është në terr, por atmosfera mbetet impozante. Sigal Prishtina është duke udhëhequr me rezultat 29-18. /Telegrafi /