Site icon Telegrafi

Minatorët e Trepçës futen në grevë

Minatorët e Trepçës sot e kanë ndërprerë punën, pasi që janë futur në grevë, raporton Veriu.info.

Burime të portalit Veriu.info ka bërë të ditur se minatorët në Stantërg janë futur në grevë për shkak të pakënaqësive që i kanë me kushtet jo të mira të punës dhe menaxhimin e dobët të kësaj ndërmarrje.

Futjen në grevë të minatorëve e ka konfirmuar edhe drejtori i minierës së Stantërgut, Qazim Jashari.

“Unë tash jam duke shkuar në minierë, pasi që punëtorë janë futur nē grevë. Duket se njëra prej arsyeve ka të bëjë edhe me miratimin e ligjit për Trepçën”, ka thënë Jashari.

Exit mobile version