Site icon Telegrafi

Mina mund të huazohet te Sevilla

Yerry Mina para ndeshjes ndaj Malagas (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Barcelonës, Yerry Mina, mund t’i bashkohet Sevillas në formë të huazimit.

Sipas ABC kolumbiani pritet të jetë pjesë e marrëveshjes që e sjellë Clement Lenglet te gjigantët katalunas.

Dëshira e Minas është të qëndrojë te Barça dhe të konkurrojë me të tjerët për vendin e një titullari.

Lexo po ashtu Pas Barçës, edhe Chelsea shfaq interesim për Pjanicin

Por, kjo nuk është dëshira e Barcelonës pasi Samuel Umtiti, Gerard Pique dhe Thomas Vermaelen janë ata që llogariten për vendin e një startuesi.

23-vjeçari u transferua te klubi spanjoll në janarin e 2018 nga klubi brazilian Palmeiras.

Yerry Mina duke festuar golin ndaj Polonisë në Botëror (Foto: Getty Images)

Në sezoni e fundit ai është paraqitur në gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Vlen të theksohet se Mina është pjesë e Përfaqësueses së Kolumbisë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/

Exit mobile version