Site icon Telegrafi

Mina hap zemrën: Messi dhe Suarez më fitonin çdo ditë nga 50 euro, vuajta në fillim te Barcelona

BARCELONA, SPAIN - MAY 09: Basketball, Futsal, Handball, Football and Roller Hockey FC Barelona teams pose with the Cup trophies prior to the La Liga match between Barcelona and Real Madrid at Camp Nou on May 9, 2018 in Barcelona, Spain . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Një vit i vështirë debutues me Barcelonën, ndërsa mbrojtësi Yerry Mina e ka pranuar dhe thotë se ka luftuar shumë për të pasur ndikimin e dëshiruar në skuadër.

Ai erdhi në janar nga Palmeiras, dhe fillimisht ishte shumë i kënaqur dhe erdhi me besim.  Mina kulimin e tij nuk e arriti te Barcelona, por me Kombëtaren e Kolumbisë në Kampionatin Botëror.

Yerry Mina duke festuar golat me Kolumbinë (Getty Images)

“Mendova shumë gjëra, shumë gjëra të këqija, mendova se kisha përfunduar”.

“Ndihesha kaq dhe [Philippe] Coutinho dhe Paulinho u përpoqën të më inkurajonin gjithë gjithë kohës, dhe më thanë se gjithçka do të ishte mirë”.

Lexo po ashtu Fshesa e Barcelonës: Nga Gomes te Dembele, dhjetë lojtarët që mund të largohen këtë verë nga Camp Nou

“Për mua, e kuptoj se ka lojtarë spektakolarë [në pozicionin e tij], por vetëm dëshiroja të kisha një minutë për të bërë përshtypje dhe kjo nuk ndodhi”.

“Pak minuta që bëra, ishin të këqija … ndjeja në kokë sikur gjithçka po shkonte keq. Ndjeva sikur nuk mund të bëja asgjë të mirë, siç ishte edhe dhënia e një pasimi në stërvitje”.

Yerry Mina në bankë (Getty Images)

Mina gjithashtu zbuloi edhe kënaqësitë që kishte kur arriti në Camp Nou dhe bastet në stërvitje me emra të mëdhenj si Lionel Messi dhe Luis Suarez.

“Kur fillova në klub, fillova të bëja baste me Lionel Messin dhe Luis Suarezin për të krijuar atmosferë të mirë”.

Lexo po ashtu Unitedi gati të nis ofertën 40 milionëshe për Yerry Mina

“Luanim me gjuajtje të lira në stërvitje, por çdo ditë po humbisja nga 50 euro”.

Yerry Mina te FC Barcelona (Getty Images)

“Përfundova çdo ditë duke humbur nga 50 euro, pasi ata janë përbindësha dhe mund ta fusin topin ku tu duan.

“Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe magjistarë me topin”.

“Përsa i përket të ardhmes sime, unë nuk kam asnjë ide, por jam i qetë. Unë jam 23 vjeç dhe kam shumë kohë para vetes”, ka thënë Mina për ‘Bocan’. /Telegrafi/

Exit mobile version