Telegrafi

Mimoza Shkodra të premten publikon këngën e re, ndan një pjesë të shkurtër nga klipi

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, ka nisur përgatitjet për projektin e ri muzikor.

Duket se bëhet fjalë për një këngë ritmike verore, për të cilën ka shpërndarë një pjesë në Instagram.

Ajo shfaqet atraktive në një paraqitje të shkurtër, ndonëse ka bërë me dije se ky projekt publikohet të premten (13 maj).

“13.05.22 – 18:00 Ja lo pijes”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të shumta kanë qenë reagimet në pjesën për komente, fansat e së cilës mezi po presin për këtë prurje muzikore.

Mimoza Shkodra (Foto: YouTube)

E fundit e lansuar nga Shkodra mbetet “Mona Lisa”, të cilën e solli në bashkëpunim me Genc Prelvukajn.

Projekti deri më tani ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/