Telegrafi

Mimoza Shkodra mahnit me pozat në bikini nga pushimet në Itali

Mimoza Shkodra (Foto: Instagram)

Ndonëse këtë vit ka qenë më pasive në muzikë, Mimoza Shkodra po vazhdon t’i mbajë fansat aktiv me imazhe e video të ndryshme.

Këngëtarja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, së fundmi ka tërhequr vëmendje të madhe me fotografitë e reja.

Ajo ka sjell disa poza atraktive në bikini, derisa duket se po shijon pushimet me familjen në Itali.

Krijuesja e shumë hiteve shquhet për fizikun e saj joshës dhe kjo tashmë vërehet dukshëm në paraqitjet e radhës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Komplimentet krahas imazheve nuk munguan, e shumë prej ndjekësve e komplimentuan për format e admirueshme trupore.

Ndërkaq sa i përket prurjeve të reja muzikore, “Fol Fol” titullohet kënga e fundit që ka lansuar gjatë vitit 2019.

Presim të shohim se çfarë do na sjellë 35 vjeçarja në vazhdim, pasi mezi po pritet rikthimi i saj në skenë. /Telegrafi/