Telegrafi

Mimoza Shkodra mahnit me linjat atraktive trupore, ndërsa pozon me bikini

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, po tregohet më aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj në Instagram, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në disa poza të reja në bikini.

Mimoza është duke shijuar disa ditë të mira pushimi pranë familjarëve të saj në Zvicër.

Në fotografitë e fundit që ajo ka publikuar, këngëtarja nuk ka hezituar t’i tregojë linjat e saj atraktive trupore.

Pëlqimet dhe komentet e fansave nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun.

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

Mimoza ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor, duke iu përkushtuar kështu më shumë jetës private. /Telegrafi/