Telegrafi

Mimoza Shkodra befasohet me tortë dhe shampanjë në ditëlindjen e saj

Foto: Mimoza Shkodra/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Mimoza Shkodra, ka festuar të enjte ditëlindjen e saj të 34-të.

Me këtë rast, ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e saj.

Në orët e vona të së enjtes, Shkodra publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqej me tortën e ditëlindjes dhe disa gota me shampanjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në mbishkrimin e saj, ajo falënderoi familjarët dhe miqtë e ngushtë, që u kujdesën për këtë befasi të veçantë.

“Faleminderit miq, fansa dhe familjarët e mi, ju dua”, kanë qenë fjalët e saj përbri këtij imazhi.

Mimoza përndryshe është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore që sjell herë pas here, të cilat gjithmonë priten mirë nga publiku. /Telegrafi/