Këngëtarja e njohur Mimoza Mustafa iu rikthye muzikës vitin e kaluar, me një projekt të ri në bashkëpunim me burrin e saj, këngëtarin dhe producentin Shkumbin Kryeziu.
E njëjta ka qenë mjaft aktive gjatë gjithë vitit, gjersa duket se është shumë e angazhuar edhe për fundvit.
Po të shohësh me vëmendje në rrjetet sociale, dritarja në të cilën ajo është mjaft aktive dhe ndan me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e sa, Mimoza publikon imazhe të ndryshme nga pjesëmarrja e saj në programet e fundvitit.
Ndonëse numëron vite në karrierë, ajo vazhdon të duket bukur dhe atraktive, duke u bërë konkurrencë edhe këngëtareve të reja.
Në imazhin e fundit që Mustafa ka publikuar në Instagram, ajo shfaqet me një fustan të gjatë dhe elegantë në prapaskenat e xhirimeve të “Labias”.
Këngëtarja ka vënë në pah gjoksin e saj me dekoltenë e hapur, ndërsa pozat që merrte, e bënin atë të dukej edhe më joshëse. /Telegrafi/