Vera 2019 duket se do të sjell bashkëpunime të shumta mes artistëve shqiptarë, e një prej tyre tashmë është rrugës…
Bëhet fjalë për Mimoza Mustafën dhe Robert Berishën, të cilët kanë mbledhur forcat për të sjellë një bashkëpunim.
Kënga ka përfunduar së incizuari, teksa ditë më parë janë kryer edhe xhirimet e klipit në bregdetin shqiptar.
Dyshja kanë ndarë me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale ‘trailerin’ e klipit, i cili do të publikohet i plotë shumë shpejt për publikun.
Në videon promovuese, Mimoza duket se do të shfaqet mjaft atraktive në klip, teksa interpreton këngën e saj buzë detit.
“Krejt i boj” është titulluar kënga, e cila është ritmike-verore. /Telegrafi/