Telegrafi

Mimoza dhe Seldi më të dashuruar se kurrë, publikojnë imazhe nga çastet e tyre të ëmbla në Venedik

Çifti i njohur, Mimoza Shkodra dhe Seldi janë ndër personazhet më të dashur për publikun.

Ata janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tyre.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Së fundmi, çifti kanë vizituar qytetin e bukur të Venedikut, që ndryshe njihet edhe si qyteti i dashurisë.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Mimoza dhe Sledi shfaqen mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin.

Ata duket të kenë kaluar momente të bukura së bashku, teksa kanë lundruar me barka në qytetin italian.

Në disa prej fotografive, çifti shfaqen duke i dhuruar puthje njëri-tjetrit, fotografi të cilat kanë rrëmbyer shumë pëlqime nga ndjekësit e tyre.

Vitin e kaluar, ata shpallën fejesën e tyre, gjersa ende nuk kanë bërë të ditur nëse kanë plane për martesë. /Telegrafi/