Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa këtë e dëshmojnë edhe me imazhet që i postojnë në rrjetet sociale.
Çifti i famshëm i skenës, fillimisht e mbajtën të fshehur lidhjen e tyre, mirëpo nga momenti që u bë publike, ata e bënë hapin e rëndësishëm duke u fejuar.
Tri javë më parë, gjatë një ceremonie, Mimoza dhe Seldi i shkëmbyen unazat, ndërsa në të ardhmen pritet edhe një martesë mes tyre.
Kësaj radhe ata e kanë publikuar një fotografi të përbashkët në profilet e tyre në Instagram, teksa e kanë realizuar një ‘selfie’.
Njëherësh, dy këngëtarët kanë bashkëpunuar edhe në aspektin profesional.
Kënga mban titullin “Dashni” dhe është kompletuar edhe me videoklip, ndërsa është lansuar para gjashtë ditësh.
Videoja muzikore është shikuar afro 1.5 milion herë në YouTube deri më tani.
Në bazë të suksesit të arritur në ditët e para, “Dashni” premton të shndërrohet në hit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ffG9OH4OAko