Milwaukee Bucks ka arritur ta mposhtë për herë të katërt Miami Heat dhe të kalojë në rrethin tjetër të ‘Play-Off’-it në NBA.
Bucks kanëtriumfuar në American Airlines Arena të Miamit me 17 pikë epërsi 103:120.
Qendra Brook Lopez ishte më efikasi në këtë takim me 25 pikë dhe tetë kërcime, derisa Forbes realizoi 22 pikë.
Ylli më i madh i kësaj skuadre, Giannis Antetokounmpo arriti ‘Triple Double’ me 20 pikë, 12 kërcime e 15 asistime.
Kësisoj Bucks kanë kaluar në gjysmëfinale të ‘Play-Off’-it në Konferencën e Lindjes pasi mposhtën në katër ndeshje Miamin 4-0.
Vetëm një fitore larg kalimit në raundin tjetër është edhe Philadelphia 76ers.
Skuadra e Doc Rivers ka mposhtur edhe në ndeshjen e tretë Washington Wizards me rezultat të thellë 103:132.
Joel Embiid ishte fantastik me 36 pikë, tetë kërcime e dy asistime, derisa Thobias Harris e mbylli takimin me dyshifror të dyfishtë prej 20 pikëve e 13 kërcimeve. /Telegrafi/
Rezultatet:
Miami Heat – Milwaukee Bucks 103:120 (0-4)
Portland Trail Blazers – Denver Nuggets 115:95 (2-2)
Washington Wizards – Philadelphia 76ers 103:132 (0-3)
Memphis Grizzlies – Utah Jazz 111:121 (1-2)