Site icon Telegrafi

Miloti i Etnon edhe prezantues

Milot Hasangjekaj njëri nga reperët më të njohur shqiptar, nuk do ta shohim më në ekran vetëm duke bërë muzikë.

Miloti është duke punuar rreth një projekti televiziv, i cili do të fillojë transmetimin së shpejti.

Për Telegrafin ai tha se në këtë emision, autori i të cilit është së bashku me Danny Boy, do të vijë në rolin e prezantuesit.

“Temat që do të flitet aty janë të ndryshme, do të ketë edhe mysafirë nga skena e muzikës, artit dhe sportit dhe gjithçka do të jetë nga përspektiva e të rinjëve dhe arteve moderne”, tha Miloti.

Ky emision do të jetë javor dhe do të shfaqet në Radio Televizionin e Kosovës. /Telegrafi.

Exit mobile version