Këngëtari i njohur i grupit Etnon, Milot Hasangjekaj nuk ka qenë gjithnjë i pranishëm në media, për tu prononcuar rreth jetës private të tij.
Mirëpo, ai nuk heziton që të ndajë privatësinë e tij me fansat, përmes rrjeteve sociale ku shpesh publikon fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ai ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi të realizuar gjatë verës, ku shfaqet pranë bashkëshortes dhe djalit të tij.
Ai ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë se familjes së tij po i mungon shumë sezona e verës, ndaj dhe mezi pret që të kalojë edhe ky dimër, për të shijuar ditët e nxehta. /Telegrafi/