Telegrafi

Miloti i “Etnon”, një ‘rapsod’ në fëmijërinë e tij (Foto)

Këngëtari Milot Hasangjekaj i rap-grupit “Etnon”, është shumë i lidhur me rrjetet sociale.

Ai numëron me mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram, në të cilin ndan herë pas here me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, ai ka vendosur të ‘kthehet’ në restrospektivë, duke publikuar një imazh nga fëmijëria e tij.

Lexo po ashtu Miloti i Etnon prezanton familjen, atyre po u mungon diçka nga viti i kaluar (Foto)

Në fotografi, vërehet qartë se Miloti në atë kohë dukej shumë më ndryshe, mirëpo dashuria për muzikën nuk mungonte.

I veshur me veshje kombëtare dhe duke mbajtur një çifteli në dorë, Miloti tregoi se e ka dashur si i vogël muzikën madje nuk hezitoi ta quante veten edhe ‘rapsod’.

Këngëtari ka shkruar me shaka në mbishkrimin e fotografisë se kush është i interesuar për dasma ose ahengje, le ta kontaktojë. /Telegrafi/