Këngëtari Milot Hasangjekaj i rap-grupit “Etnon”, është shumë i lidhur me rrjetet sociale.
Ai numëron me mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram, në të cilin ndan herë pas here me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, ai ka vendosur të ‘kthehet’ në restrospektivë, duke publikuar një imazh nga fëmijëria e tij.
Në fotografi, vërehet qartë se Miloti në atë kohë dukej shumë më ndryshe, mirëpo dashuria për muzikën nuk mungonte.
I veshur me veshje kombëtare dhe duke mbajtur një çifteli në dorë, Miloti tregoi se e ka dashur si i vogël muzikën madje nuk hezitoi ta quante veten edhe ‘rapsod’.
Këngëtari ka shkruar me shaka në mbishkrimin e fotografisë se kush është i interesuar për dasma ose ahengje, le ta kontaktojë. /Telegrafi/