Reperi i njohur i grupit Etnon, Milot Hasangjekaj, sot është bërë baba për herë të dytë.
Këtë e ka bërë publike vet Miloti, i cili përmes një postimi në Facebook, ka treguar se gjinia e fëmijës është vajzë.
Ai ka uruar ardhjen e bijës së tij, me një urim shumë special për të.
“Kush ka vajza boten ka!!! Faleminderit Zot”, u shpreh ai në postimin e bërë.
Miloti së fundmi është më pak aktiv në skenë duke ju përkushtuar jetës private.