Site icon Telegrafi

Milot Rashica vjen nga banka dhe shënon në fitoren e Galatasaray

Galatasaray ka vazhduar me fitore në Superligën e Turqisë, duke marr tri pikë në fushën e Giresunspor (4-0), ndërsa njëri nga shënuesit ishte Milot Rashica.

Lideri i kampionatit turk, shkoi në pushim me epërsi, pasi një gol të shënuar nga Dries Mertens në minutën e tretë të kohës shtesë.

Në minutën e 60-të shënoi edhe Leo Dubois për 2-0.

Milot Rashica u inkuadrua në minutën e 70-të në ndeshje duke zëvendësuar Mertensin.

Anësori i Kosovës arriti të shënojë gol në minutën e 88-të të takimit për rezultatin 3-0.

https://twitter.com/Hkeskin63/status/1619394654176436225

Rashica vodhi një top para zonës dhe i vetëm me portierin shënoi gol, që është i pari në Superligën e Turqisë.

Anësori është në huazim te klubi turk nga Norwich./Telegrafi/

Exit mobile version