Telegrafi

Milot Rashica vazhdon me gola te Werderi, shënon edhe ndaj RB Leipzig  

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar përsëri gol në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Rashica po vazhdon me paraqitje të mira dhe gola te skuadra gjermane, Werder Bremen.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Milot Rashicës

Vushtrriasi një gol e ka gjetur edhe sot (e shtunë) në ndeshjen që Bremeni po e luan në shtëpi ndaj RB Leipzigut.

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar nga penalltia për epërsinë e skuadrës së tij 1-0.

Ky gol erdhi në minutën e 35-të të ndeshjes dhe ishte i nënti për të Bundesliga. /Telegrafi/