Anësori i Vitesses, Milot Rashica, ka braktisur Kombëtaren Shqiptare për të luajtur për Kosovën.
Ai këtë gjë ia ka bërë të ditur edhe FSHF-së, ndërsa ka treguar edhe pse ka vendosur të luajë për Kosovën.
Më poshtë mund ta lexoni letrën e publikuar në profilin e tij në facebook.
Përshëndetje!
Mbasi para disa ditëve informova presidentin e F.SH.F-se siç edhe trajnerin e kombëtares, dua te ju vej ne dijeni për vendimin qe kam marr, për te luajtur ne te ardhmen me përfaqësuesen e Kosovës.
Nuk e kisha te lehte për te vendosur. Pasi një kohe te gjate kam luajtur me grup moshat e Shqipërisë si edhe me Kombetaren e cila ka perfaqsuar te gjithe Shqiptaret – mbrenda dhe jashte trojeve. Ky vendim nuk eshte nje vendim kunder Shqiperise. Me teper eshte nje zgjedhje per Kosoven, mbasi une aty kam linde dhe jam rrit. Une dua qe ne hapat e pare te
Përfaqësueses se Kosoves te jap kontributin tim. Ky vendim me siguri nuk do te ju pelqej te gjitheve. Shpresoj qe te kete nje mirekuptim nga anet e tifozve dhe drejtuesve te F.SH.F-se.
Deshira ime personale do ishte qe nje dite te kishim nje kombetare te perbashket dhe une te isha pjese e saje. Per arritjen e kesaj endrre duhet te punojm te gjithe Shqiptaret se bashku.
Ju falenderoj te gjithe tifozve Shqiptar per mbeshtetjen! Jam krenar qe pata mundesin per te luajtur me ngjyrat “Kuq e Zi”.