Site icon Telegrafi

Milot Rashica thellon epërsinë e Galatasarayt ndaj Alanyasporit

Foto: OptaCan

Galatasaray është duke e mposhtur Alanyasporin me rezultat të thellë 4-1 në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Turqisë.

Derisa pjesa e parë përfundoi 2-1 në të mirë të Galatës, 45 minutat e dytën nisën edhe më mirë për ta, që shënuan edhe dy të tjerë.

Derisa rezultati ishte 3-1 për Galatasarayn, Milot Rashica shënoi edhe të katërtin për ekipin e tij në minutën e 63-të, me një asistim të Sam Adekugbe.

Ky ishte goli i katërt deri më tani për vushtrriasin në këtë sezon, ndërsa ka edhe katër asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version