Milot Rashica është i lidhur shumë me Kosovën dhe ai duket se mezi pret që të vizitojë vendin e tij sa herë ofrohet mundësia në pushime.
Ylli i përfaqësueses së Kosovës i cili luan në Bundesligan gjermane gjatë gjithë sezonit ka rrallë herë mundësinë për të vizituar Kosovën.
Por, kur i ofrohet një mundësi e tillë, ai nuk e lë pa e shfrytëzuar sepse pritet mirë nga shoqëria dhe familjarët.
Kësaj radhe ai ishte prezent në Vox, klubin e natës në Vushtrri i cili pati hapjen zyrtare mbrëmjen e kaluar.
Dhe, nuk kishte si të mungonte Rashica në këtë ngjarje bashkë me të fejuarën e tij Belkiz Kera, e cila dukej mahnitëse.
Rashica po shijon pushimet në Kosovë, pasi u paraqit për Kosovën në miqësoren ndaj Shqipërisë që Kosova e fitoi me rezultat 3-0.
Milot Rashica aktualisht luan për skuadrën gjermane Werder Bremen. /Telegrafi/