Telegrafi

Milot Rashica shënon supergol nga distanca ndaj St Paulit

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka shënuar një supergol ndaj St Paulit në një ndeshje miqësore të Werder Bremenit.

Rashica ka vazhduar me ndeshje të mira dhe gola në ndeshjet para-sezonale me klubin gjerman të Werderit.

Ylli vushtrrias shënoi para disa ditësh ndaj Austria Lustenaut, ndërsa ka gjetur edhe një gol gjatë ditës së sotme (e shtunë).

Lexo po ashtu Është në pritje të transferimit, por Rashica shënon gol në fitoren e Werderit

Sulmuesi i Kosovës ka shënuar në takimin miqësor që Weder Bremeni po e zhvillon St Paulit.

Ai ka shënuar një supergol nga një distancë rreth 25-të metra për epërsinë 1-0 të ekipit të tij.

Rashica ka gjetur golin në minutën e 43-të të ndeshjes. /Telegrafi/