Galatasaray po luan ndaj Kayserispor, ku nga minuta e parë ka startuar Milot Rashica.
Sulmuesi anësor po del të jetë vendimtar në këtë sezon për klubin e madh turk.
Ai në ndeshjen e sotme arriti të shënojë një gol të bukur, duke marr topin plot 30 metra prej porte duke shënuar për 2-0.
https://twitter.com/gstayfaarsiv/status/1646936460677750795
Ky ishte goli i tretë i Rashicës në ketë kampionat, ndërsa ka edhe katër asistime.
Golin e parë e kishte shënuar më herët Mauro Icardi.
Galatasaray është lider në Superligën e Turqisë dhe në rrugë të mirë për tu shpallur kampion. /Telegrafi/