Site icon Telegrafi

Milot Rashica përfitoi nga gabimi i portierit, shënon edhe të dytin për Kosovën

Kosova e ka realizuar edhe golin e dytë në udhëtim te Andorra në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Dardanëve, derisa edhe e dyta po shkon si është më së miri për tanët.

Mërgim Vojvoda harkoi në zonë, ndërsa Florent Hadërgjonaj tentoi të shënonte.

Nga gabimi i portierit të Andorrës, Milot Rashica shënoi për 2-0 në minutën e 71-të. /Telegrafi/

https://twitter.com/Prin__ceee/status/1712563128150761476

 

Exit mobile version