Telegrafi

Milot Rashica pas pushimeve në Kosovë rikthehet në Holandë (Foto)

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, pas pushimeve në vendlindje, është kthyer në Holandë.

Rashica qëndroi disa ditë në Vushtrri te familja dhe miqtë e tij, pasi kaloi pushimet me të fejuarën në Turqi.

Anësori i Kosovës është parë mjaft në disponim në ditët sa qëndroi në Kosovë.

Lexo po ashtu Napoli kërkon Rashicën

Tash në rrjetet sociale ai ka konfirmuar se është kthyer në Holandë, ku edhe është pritur nga bashklojtarët dhe klubi i tij, Vitesse.

Miloti ka qenë një nga figurat kryesore të klubit të tij Vitesse sezonin e kaluar në kampionatin holandez. /Telegrafi/