Site icon Telegrafi

Milot Rashica nuk preferon të flas për ndeshjen Kosovë – Izrael

Milot Rashica është pyetur për duelin ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, që zhvillohet në fundjavë, por ka refuzuar të flasë.

Kosova e Izraeli takohen të dielën në ndeshjen e kualifikimeve të Evropianit 2024.

Ky ballafaqim është dashur të zhvillohej muajin e kaluar por është shtyrë për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës.

“I gjithë fokusi ynë do të jetë për ndeshjen e së enjtes mbrëma. Është një situatë që lidhet me rregullat e FIFA-s, por kjo nuk është koha në të cilën duhet të flasim. Klubi është i njoftuar për këtë gjë dhe do të bëj deklaratën e nevojshme rreth çështjes”, ka thënë Rashica.

Rashica e ka pranuar ftesën e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji, por Besiktasi do të ketë ndeshje kampionale në Superligën e Turqisë të dielën kur e pret Basaksehirin, në kuadër të xhiros së 12-të. /Telegrafi/

Exit mobile version