Besiktas ka kaluar në epërsi në udhëtim te Rizespor.
Dueli i vlefshëm për javën e 16-të në Superligën e Turqisë ka nisur me gol, pasi u tund rrjeta pas vetëm katër minutash.
Ishte Milot Rashica, ai që kaloi Besiktasin në epërsi, kur u asistua prej Onur Bulut për 1-0.
Ky ishte goli i tretë për reprezentuesin e Kosovës deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe një asistim. /Telegrafi/