Milot Rashica kreu një operim në dorë pasi u mbyll sezoni i kaluar, ndërsa tani duket se ka lënë gjithçka prapa, duke gjetur formën më të mirë.
Sulmuesi anësori shqiptar duket se do të jetë një nga zgjedhjet kryesore të Giovanni van Bronckhorst, trajner i ri i Besiktasit.
Në ndeshjen e sotme miqësore të zhvilluar ndaj skuadrës austriake Grazer Ak, Rashica e nisi nga minuta e parë.
Slovenya kampındaki son hazırlık maçımızdan 5 gollü galibiyetle ayrılıyoruz. 💪
⚽⚽ 10′ 12’ Mustafa Erhan Hekimoğlu
⚽⚽ 20’ 50′ Milot Rashica
⚽ 26’ Rafa Silva pic.twitter.com/9QsSAYNN96— Beşiktaş JK (@Besiktas) July 20, 2024
Ai shkëlqeu me dy gola dhe një asistim në fitoren e Besiktas me rezultat 5-1.
Nga SofaScore ai u vlerësua me notën e lartë 9.8 për paraqitjen e sotme.
Disa minuta në fushë kishte edhe Ernest Muçi i cili u kthye vonë në përgatitje pas pjesëmarrjes në Euro 2024. /Telegrafi/