Telegrafi

Milot Rashica gjen golin e parë këtë sezon në Bundesliga, shënon ndaj RB Leipzigut

Milot Rashica (Foto: Werder Bremen)

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka gjetur golin pas një kohe të gjatë apo të parin këtë sezon në Bundesliga me skuadrën e tij, Werder Bremen.

Ylli vushtrrias ka thyer më në fund ‘mallkimin’ e këtij sezoni në kampionatin elitar gjerman.

Rashica ka arritur të gjej golin e parë këtë sezon në Bundesliga në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të.

Goli i sulmuesit të Kosovës erdhi në ndeshjen e tyre në shtëpi ndaj RB Leipzig.

Ky gol i Rashicës erdhi nga penalltia në minutën e 61-të për të ngushtuar rezultatin në 1-3, ndërsa ndeshja në fund u mbyll 1-4 për mysafirët.

Më mirë se tek golat, vushtrriasi qëndron në asistime këtë sezon, pasi deri më tani ka bërë pesë të tilla. /Telegrafi/