Site icon Telegrafi

Milot Rashica feston ditëlindjen, merr urimin e veçantë nga bashkëshortja

Futbollisti shqiptar i Galatasarayt, Milot Rashica sot (e mërkurë) ka një ditë të veçantë.

Ylli nga Kosova po feston ditëlindjen e tij të 27-të dhe natyrisht nuk kanë munguar urimet në adresë të tij.

Më i veçanti erdhi nga bashkëshortja e tij, Belkiz Kera, e cila ndau një foto përkrah tij bashkë me një urim.

“Gëzuar ditëlindjen për burrin tim të mrekullueshëm, të dua shumë”, ka shkruar ajo në urim.

Lexo po ashtu Rashica flet pasi fitoi titullin e kampionit në Turqi: Jemi kampion me shumë meritë

Kujtojmë që çifti simpatikë janë të martuar prej vitesh dhe bashkë kanë dy djem.

Ndërkohë, sa i përket karrierë, Rashica së fundmi u bë kampion i Turqisë me Galatasarayn. /Telegrafi/

Exit mobile version