Site icon Telegrafi

Milot Rashica dy asistime, Ernest Muçi gol të bukur – dy shqiptarët shkëlqejnë me Besiktasin

Milot Rashica me dy asistime dhe Ernest Muçi me një gol ishin vendimtar në fitoren e Besiktasi në ndeshjen e xhiros së dytë të Superligës së Turqisë ndaj Antalyasporit me rezultat 4-2. 

Rashica asistoi në golin për 1-1 dhe për 3-2, në minutën e 13-të dhe të 56-të, kur shënuan Ciro Immobile dhe Rafa Silva.  

Ndërkohë, Ernest Muçi i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 88-të dhe në rastin e parë arriti të shënojë në golin e fundit në ndeshje për 4-2, në minutën e 95-të.  

Rashica e kompletoi ndeshjen, duke qenë prej më të mirëve në fushë në këtë fitore të Besiktas.  

Besiktasi në dy ndeshje ka po aq fitore dhe prinë në tabelë me Galatasarayn që ka gjashtë pikë po ashtu. /Telegrafi/  

 

 

 

 

Exit mobile version