Site icon Telegrafi

Milot Rashica asiston në golin e vetëm të Besiktasit në humbjen ndaj Kasimpasas

Milot Rashica e ka nisur mirë vitin e ri në aspektin personal, duke u shfaqur menjëherë protagonist me Besiktasin në ndeshjen ndaj Kasimpasas.

Besiktas humbi 3-1 në shtëpi ku Rashica asistoi në golin e vetëm të shënuar nga gjiganti turk.

Skuadra e Besiktas ishte duke humbur, kur sulmuesi shpërtheu në krahun e majtë duke u futur në zonë dhe duke dhënë një asistim perfekt për Semih Kilicsoyn që shënoi nga afër.

https://twitter.com/tnrlipaylasmlr/status/1743328563175043397

Në këtë sezon, Rashica ka dy gola të shënuar dhe dy asistime me fanellën e Besiktas.

Sulmuesi anësor tani është kthyer në formën e tij pas një lëndimi që e kishte marr në ndeshjet e Kosovës në muajin nëntor. /Telegrafi/

Exit mobile version