Telegrafi

Milot Llalloshi sjell një set të veçantë fotografik me familjen (Foto)

Artisti i njohur, Milot Llalloshi, tash e sa kohë nuk merret më intensivisht me muzikë si dikur.

Ai tani merret me punimin e klipeve në studion e tij “EMF”, gjersa është edhe krijues i platformës së parë shqiptare online, të quajtur “Premeir Songs”.

I njëjti, ka qenë vite më parë shumë i pëlqyer për këngët e tij, shumicën prej të cilave i sillte në duet me motrën e tij, Edonën.

Ai është i martuar, ka një fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Së fundmi, Miloti dhe bashkëshortja e tij, Erxhina, kanë realizuar një set të veçantë fotografik , së bashku me djalin e tyre një vjeçar, Priamin.

Fotografitë në fjalë janë realizuar për ditëlindjen e parë të vogëlushit, gjersa Llalloshi i ka bërë një dedikim tejet të veçantë atij në përshkrimin e fotografive në rrjetin social.

“Duq o duq Priam, shëndeti të përcjelltë gjatë jetës djali babit, suksesi e të mirat vijnë kadal kadale, ti mos u streso! Na u bëfsh i zoti duke lënë gjurmë në çdo hap me ndershmërinë tënde. Po fillojmë prej sot duke t’i uruar këto të mira, urime ky vjetor i parë princi im, e qofsh i lumtur gjithmonë për vete, për familje e për shoqërinë. Te dua Prirës, babi dhe mami”, ka shkruar Milot LLalloshi. /Telegrafi/