Këngëtari i grupit “Etnon”, Milot Hasangjekaj shumë shpejt pret që të bëhet baba sërish.
Këtë lajm e ka konfirmuar vet ai përmes një prononcimi për IndeksOnline, teksa ka zbuluar edhe gjininë e foshnjes, e cila është vajzë.
Miloti pret të bëhet baba për herë të dytë gjatë vitit 2017, teksa nuk do të mungojë as angazhimi i tij maksimal në karrierë.
Javë më parë ai ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku qëndroi për një kohë mjaft të gjatë atje për psuhime. /Telegrafi/