Site icon Telegrafi

Miloshoski: Nëse Janeva nuk paraqitet në Kuvend për raportin atëherë do të ngriten dyshime

Nesër, në një vjetorin e themelimit Prokuroria Speciale Publike duhet të prezentoj raportin e punës për gjashtë muajt e kaluar dhe tani deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë që Katica Janeva të shkojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për të dhënë raport për punën e bërë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Miloshoski ka thënë se e presin Janevën në Kuvend për të prezentuar raportin.

”Nëse nuk paraqitet personalisht ajo do të thejë rregullat e të qenurit transparent dhe për të udhëhequr sipas ligjit. Nëse nuk vjen nuk do të jep shembull të mirë dhe do të ngelet hapësirë se diçka fshihet” tha Antonio Miloshoski./Telegrafi/

Exit mobile version