Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Malit të Zi, e cila u mbajt mbrëmë, nuk u ra dakord për një kongres të jashtëzakonshëm.
Por kjo temë u përmend në diskutimet e zyrtarëve të lartë të DPS-së, shkruan vijesti.me.
Zyrtarët kryesor të partisë u takuan vetëm pesë ditë pas zgjedhjeve në të cilat qeveria tre-dekadëshe e asaj partie u ndërpre, transmeton Telegrafi.
Vijesti raporton se ka zyrtarë të partisë që kërkojnë largimin e Millo Gjukanoviqit nga udhëheqja e partisë.
U theksua se seancat e kryesive komunale të partisë duhet të thirren shumë shpejt gjersa pika e vetme e rendit të ditës ishte situata aktuale politike.
Sipas informacionit nga burime të besueshme, televizioni Vijesti raportoi se DPS është i vendosur të zgjidh çdo problem dhe mos t’ia lë të ardhmes, dhe se do të përpiqet të ndikojë në të gjitha proceset në shoqërisë.
Përveç Gjukanoviqit, shumë zyrtarë të tjerë të partisë morën pjesë në mbledhjen e DPS-it. /Telegrafi/