Site icon Telegrafi

Milo Gjukanoviq paralajmëron ndërkombëtarët për destabilizimin e Ballkanit nga Aleksandar Vuçiqi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ka vlerësuar se ka gjithnjë e më shumë probleme në Ballkanin Perëndimor.

Kështu që Gjukanoviqit nuk duhet të theksohet në radhë të parë çështja e ritmit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, por çështja e stabilitetit të rrezikuar në rajon.

“Kjo na dërgon në atë që kemi përsëritur në të gjitha vitet e kaluara, veçanërisht nga Podgorica dhe kjo është se duhet të tërhiqet një shenjë barazie midis stabilitetit të Ballkanit dhe integrimit”, është shprehur Gjukanoviq në fund të vizitës së tij në New York, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, BE-ja është lokomotiva e Ballkanit, prandaj nuk mund të largohet nga ato probleme dhe t’i trajtojë ato si probleme ballkanike.

“BE-ja duhet t’i shikojë problemet e Ballkanit. Nuk jam i kënaqur me intensitetin e vëmendjes së kushtuar atyre paralajmërimeve në vitet e kaluara, kështu që sot ne kemi një problem edhe më serioz”, tha ai.

Gjukanoviq ka sulmuar indirekt presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke thënë se reflektime të forta të “trazirave politike botërore” po ndihen në rajon dhe se këto shqetësime kanë çuar në rizgjimin, siç tha ai, të disa ideve politike prapambetëse.

Negociatat për pranimin e Serbisë në BE filluan në vitin 2014, ndërsa deri më tani ajo ka hapur 18 kapituj dhe ka mbyllur përkohësisht dy. /Telegrafi/

Exit mobile version